E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Kamzës shpall Qytetar Nderi komandon Aleksandër Peçi

Komando Aleksandër Peçi

Bashkia e Kamzës ka vendosur të shpallë qytetar nderi komandon që u plagos rëndë në Afganistan një ditë më parë, Aleksandër Peçi.

Ndërsa nëntetari Peçi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e bazës ajrore në Kandahar, Këshilli Bashkiak i Kamzës i ka dhënë atij titullin Qytetar Nderi me motivacionin për aktin e tij patriotik, trimërinë dhe kurajon për mbajtjen lart të flamurit të kombit dhe për kontributin e dhënë në misionin e kontigjentit paqëruajtës Eagle 4.

Gjithashtu, mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Kamzës është miratuar edhe një ndihmë prej 1 milion lekësh për familjen e Peçit.

Sulmi në Afganistan, nëntetar Peçi pritet të dërgohet në Gjermani

Vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e nëntetarit Aleksandër Peçi, i plagosur ditën e djeshme në Kandahar, gjatë një sulmi të papritur ndaj njësisë amerikano shqiptare.

Sipas informacioneve që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili i referohet raportit të dhënë nga përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF në Afganistan, ushtaraku i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurigjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan dhe pritet që të dërgohet në Gjermani, për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, mjekët shprehen se Peçi ka shpresa për të mbijetuar, ndërsa gjendja mbetet e rëndë por stabël.

***

Një ushtar shqiptar ka humbur jetën në Afganistan gjatë ditës së djeshme. Lajmi i cili u bë i ditur fillimisht nga BNO News u konfirmua më pas nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se i vrarë ka mbetur Feti Vogli, ndërsa  Aleksandër Peçi është plagosur rëndë. Të dy ushtarët ishin dërguar në misionin shqiptar në Herat, pjesë e koalicionit të NATO-s.

Vogli 31 vjeç është banor i fshatit Shpat, Tiranë. Fillimisht Aleksandër Peçi u deklarua i vdekur. Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, konfirmohet se Aleksandër  Peçi, i cili u raportua se kishte humbur jetën, është në gjendje të rëndë.

Trupat shqiptare në Afganistan janë pjesë e koalicionit nën emrin e komandës Eagle.

*******

TURP KOMBËTAR: U MARRIN 7 MIJË $ USHTARËVE QË SHKOJNË NË AFGANISTAN DHE IRAK

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›