E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet brenda PS-së, mblidhet sot kryesia

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite kryesinë e cila do të vendosë në lidhje me datën për datën se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PS në Tiranë.
 

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së pritet të vendoset edhe për zgjedhjen e kryetarëve të 117 njësive vendore që kanë mbetur pa kryetar.

Për garën e PS në kryeqytet pritet të ketë një përballje të fortë, ndërkohë ende nuk janë zyrtarizuar emrat që do të garojnë.

Më 6 shtator të vitit 2011, Besnik Baraj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, post që ai mbante prej 6 vitesh, ndërkohë që kryesia komandoi në vend të tij deputetin Sajmir Tahiri, i cili do të mbanjë këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
 

Kreu i ri i Partisë Socialiste së Tiranës që do zgjidhet nga procesi i votimit, do drejtojë degën më të madhe të Partisë Socialiste në 4 vitet e ardhshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›