E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Do vijojmë kontributin tonë në Afganistan

Kryeministri Berisha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në Afganistan. Ndërsa ka folur në konferencën për qeverisjen elektorinike, kryeministri Berisha iu referua edhe ngjarjes në Afganistan ku si pasojë e një sulmi u vra komandoja shqiptare Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peçi.
 

“Dua ta falenderoj ambasadorin për ngushëllimet që paraqiti për kapitenin që ra në kyre të detyrës. Kjo ngjarje e dhimbshme për vendin por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend pasi paqja dhe stabiliteti i të cilit është i rëndësishëm për botën dhe Europën” ka theksuar Berisha.

Ndërsa i është referuar qeverisjes elektronike, Berisha theksoi se gjatë këtyre gjashtë viteve Shqipëria liston një seri shërbimesh elektronike themelore duke nisur nga prokurimet publike, regjistri i gjendjes civile, shërbimi për taksat doganore, etj.


Kryeministri Berisha gjithashtu ka garantuar shërbime më të shpejta, më të mira, kursim kohe dhe transparencë totale dhe luftë ndaj korrupsionit të cilat sipas tij janë disa nga anët pozitive të qeverisjes dixhitale dhe Shqipërisë dixhitale.

Nga të gjitha asetet në çdo lloj analize që të bësh rezulton se për njeriun me e çmuara është koha. Qeveria ime duke besuar se koha është më e çmuara u përqendruar në infrastrukturën rrugore dhe dixhitale” shtoi Berisha.

Ai ka theksuar gjithashtu se procedura dixhitale, vjen në radhë të parë në të gjitha përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

“Ne duam qeveri të hapur, kjo bazohet në shoqërinë dixhitale. Çdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet të nesërmen online nga qytetarët. Përpjekja për një shoqëri dixhitale, është përpjekje për shërbimet më të shkëlqyera, kursim kohe, transparencën më të madhe. Kemi punë të madhe për të bërë, me seksionin bankar, transaksion elektronik, një zhvillim tjetër i rëndësishëm. Garantoj bankat se jemi të gatshëm të miratojmë çdo ligj që lehtëson veprimtarinë e tyre” shtoi më tej Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›