E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Kavajes RoshiIsh-shefi prishi pajisjet e QKR

KAVAJE- Bashkia e Kavajes ngarkon me faj Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe ish-shefin e pushuar te zyres se QKR prane kesaj Bashkie per bllokimin disamujor te punes per regjistrimin e bizneseve ne kete zyre qe u pasua me spostimin e saj ne komunen Synej. Me 18 janar te ketij viti kryetari Elvis Roshi i eshte drejtuar kreut te QKR Tomi Kola me kerkesen per te inspektuar dhe per te vene ne pune sistemin elektronik qe mundeson hedhjen ne rrjetin kombetar te te dhenave per subjektet qe bejne regjistrim apo ndryshime ne regjistrimet e meparshme. Ai thekson se ka qene Rifat Tallushi ish-kreu i zyres lokale qe pas largimit nga kjo detyre ka cmontuar gjithe sistemin elektronik te zyres duke bere te pamundur punen per punonjesit e rinj te sapoemeruar. Ne rast se kjo eshte e vertete ish-zyrtari duhet te procedohet penalisht. Nga ana tjeter kryetari i Bashkise ka kerkuar qe seksioni i teknologjise prane QKR-se te beje te mundur konfigurimin e prishur te sistemit elektronik. Roshi shton se situata e krijuar demton interesat e biznesit ne Kavaje dhe shprehet se ve ne dispozicion te gjitha mjetet qe duhen per transportin e pajisve duke shpresuar qe riparimi te behet sa me shpejt.
Afro nje muaj me vone sistemi i Kavajes vijon te mbetet i bllokuar dhe me letren e tij te dates 13 shkurt kryebashkiaku i zgjedhur me votat e PS i kerkon serish drejtorit Kola nderhyrje urgjente.
Duke kuptuar se ketu ka dicka ai me date 28 shkurt drejtohet me lart kryeministrit Berisha ministrave Naco dhe Bode. Ne te ashtu edhe ne letrat derguar QKR-se shprehet shqetesimi se qe nga tetori i vitit te kaluar sporteli i regjistrimit te bizneseve ne Kavaje nuk ka funiksionuar duke detyruar aplikuesit te shkojne ne Durres apo ne qytete te tjera. Ai ka njoftuar zyrtaret edhe se QKR ka pranuar ta zhbllokoje situaten duke kerkuar terheqjen e kompjuterave skanerave telefonave tip Cisco Routers etj. Me 21 shkurt keto pajisje jane derguar nga Bashkia por papritur u mor vesh se pas gjithe kesaj afere fshihej transferimi i zyres se QKR ne komunen e Synejit. Kjo u vertetua nga Dega e Thesarit qe kishte marre urdher te mos jepte me leke per zyren e Kavajes.
Ne vend te ndihmes kryeministri dhe ministrat kane derguar punonjes te QKR pa dale ende urdheri i drejtorit Kola te marrin edhe ato pajisje qe kishin mbetur. Per ti cuar ne nje pushtet vendor blu duke i detyruar kavajasit te pranojne regjistrimin ne nje komune ndonese jane qytetare
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›