E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ekspozite retrospektivenga piktori i filmave Shyqyri Sako

TIRANE- Nje ekspozite e vecante eshte celur mbreme ne ambientet e galerise FAP prane Universitetit te Arteve me vepra te artistit te merituar Shyqyri Sako. Ekspozita retrospektive me punime te piktorit qe permbledhin piktura ne vaj grafika dhe dekore te realizuara per filmat artistike shqiptare ne vite u cel me rastin e 75-vjetorit te lindjes se artistit. Shyqyri Sako lindi ne Kolonje me 5 mars 1937. Nga viti 1954 - 1958 kreu studimet per pikture ne Liceun Artistik. Me pas studioi ne Moske ne Institutin Kinematografik VGIK ne periudhen 1958 - 1961 studime te cilat i mbaroi ne ILA ne Tirane pas prishjes se marredhenieve me ish Bashkimin Sovjetik. Filloi pune ne Kinostudion Shqiperia e re ne vitin 1963 ku punoi si piktor filmi e kostumesh deri ne vitin 1994 duke realizuar rreth 40 filma nder te cilet Toka jone 1964 Vitet e para 1965 Komisari i drites 1966 Duel i heshtur 1967 Horizonte te hapura 1968 Njesiti gueril 1969 Kapedani 1972 Operacioni Zjarri 1973 Rruge te bardha 1974 Rrugicat qe kerkonin diell 1975 Dimri i fundit 1976 Mesonjetorja 1978 Radiostacioni 1979 Shpella e pirateve 1990 Perdhunuesit 1994 etj. Ekspozita do te qendroje e hapur per publikun nga data 2 deri ne 5 Mars 2012.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›