Bashkia e Kukësit nderon me “Qyetetar nderi i Kukësit”mjekun, drejtorin e spitalit të Prizrenit Afrim Avdajn

Rrënjët i ka në Kukës, lidhjet u forcuan gjatë luftës së Kosovës, ndërsa pandemia solli rastin t’u kthejë një pjesë të mirënjohjes vëllezërve të tij. Është fjala për Afrim Avdajn, doktorin dhe drejtorin e spitalit të Prizrenit.
Mirënjohja është vlerë, dhe Kukësi jo vetëm nuk harron, por nderon, nderon atë që e meriton e që i gjendet sidomos në kohë të vështirë. Ndaj që nga 31 marsi i këtij viti Afrim Avdaj është jo qytetar i thjeshtë bashkisë së Kukësit, por qytetar nderi i saj.
Lidhjet Kukës-Kosovë janë të veçanta, e kjo kulmoi me pritjen e madhe në vitin 1999./rtsh/