E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të dënuarit në burgun e Reçit: Jemi penduar! Do donim ta kthenim kohën pas

Një reagim i çastit, kushëririt të Çesk Murit nga fshati Rrenc i Gurit të Zi në Shkodër, i kushtoi jetën, ndërsa Çeskut 20 vjet burg. Deri tani ka kryer 9 vite dënim, është thellësisht i penduar për veprimin, të cilin dhe e ka pranuar gjatë seancave të gjykimit.

Veç dënimit ligjor, Çeskun e ka abandonuar edhe familja, ndaj vuajtjen e ka edhe më të rëndë. Shkrehjen e armës që mori një jetë Çesku e lidh edhe me moshën e re, ndaj pësimin e tij do t’ua përcjellë si mësim të rinjve, pasi kohën nuk e kthen dot pas.

Çesku po vuan dënimin në Burgun e sigurisë së lartë, në Reç të Shkodrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›