“E bukura e Adriatikut” ndalon në Durrës, Rama: Lajmëron afrimin e sezonin më të bukur e më të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotot e kroçerës “E bukura e Adriatikut” e cila është ndalur në Portin e Durrësit.
Në një postim në rrjete sociale Kreu i qeverisë shprehet se stacionimi i saj në Port lajmëron afrimin e sezonin më të bukur e më të pastër turistik.
“Ja edhe “E bukura e Adriatikut” ndalon në Durrës për të lajmëruar afrimin e sezonin më të bukur e më të pastër turistik… dhe tani parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë, kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut”, shkruan Rama.