Bashkia e Libohovës, një sërë aktivitetesh për tërheqjen e turistëve të huaj

Bashkia e Libohovës për këtë sezon turistik ka planifikuar zhvillimin e një sërë aktivitetesh me qëllim jo vetëm promovimin e vlerave të zonës, por edhe tërheqjen e vëmendjes së vizitorëve.
Ato do të nisin fundjavën e ardhshme, me 100-vjetorin e vrasjes së veprimtaritë dhe patriotit, Avni Rustemi.
Gjatë muajve të verës kjo bashki do të ketë aktivitete përgjatë gjithë fundjavave për të argëtuar jo vetëm banorët, por edhe turistët e huaj me muzikë live, panairë për të promovuar gatimet tradicionale të zonës etj.
Bashkinë e Libohovës vitin e kaluar e vizituan një numër i madh turistësh ndaj dhe pritshmëritë e banorëve për këtë vit janë më të larta.
RTSH