E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana e mbushur me turistë, çmimet e arsyeshme një nga shkaqet kryesore të ardhjes në Shqipëri

Vizita e tyre e parë në kryeqytetin shqiptar nisi me një ecje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit dhe me një ngjitje në një ndër pikat më të vizituara të momentit, piramidën.

“Më pëlqeu shumë se ka gjelbërim, pashë shumë parqe dhe gjithashtu ushqimi, më pëlqeu  në veçanti byreku me djathë. Po ashtu edhe çmimi i biletës së avionit. Sigurisht që do të vizitojmë qendrën, por kemi në plan të bëjmë edhe një vizitë në majën e Dajtit me teleferik”.

“Është bukur është mirë. Koha është e mrekullueshme, ne nuk kemi një kohë të tillë në Belgjikë. Ju këtu keni male keni det dhe një natyrë të mrekullueshme, por edhe kultura dhe muzetë.”

“Para se gjithash patëm shumë fat me motin. Është 28 grade sot. Njerëzit duken shumë miqësor dhe të ndihmojnë. Ata na treguan se ju këtu keni shumë religione dhe ju e respektoni njeri-tjetrin dhe kjo është diçka që ne nuk e kemi në Belgjikë. Është një gjë shumë e rëndësishme kjo.

“Është vërtetë shumë shumë bukur. Ne udhëtojmë shumë, por këtu jemi gjendur shumë mirë. Njerëzit janë shumë miqësore, të ndihmojnë”.

“Duket që është një qytet me një zhvillim të shpejtë”.

“Sot është ditëlindje e të dashurës time dhe vendosem ta festojmë këtu”.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›