Bashkia e Tiranes jep dokumentin e privatizimit per 236 banesa 128 ne proces
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot në shpërndarjen e dokumenteve të privatizimit të 78 banesave shtetërore. Zoti Basha ka firmosur disa prej tyre dhe u ka dorëzuar kryefamiljarëve, të cilët e prisnin prej shumë vitesh një akt të tillë.
“Kjo është një punë e cila ka kërkuar përkushtim, ka kërkuar vendosmërinë për të prerë ato rrjete, apo rrjeta që e bënë të pamundur procesin deri tani. Dua t’ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje, për vonesën dhjetëra vjeçare të këtij procesi. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim do të shkurtojë çdo procedurë burokratike që i ndan qytetarët e qytetit tonë nga titujt e drejtë të pronësisë mbi banesat, të cilët kanë jetuar prej dhjetëra vitesh. Se ne do ta bëjmë këtë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë favor, do ta bëjmë këtë me transparencë të plotë si një detyrim maksimal të bashkisë si shtëpia e çdo qytetari të Tiranës ndaj qytetarëve të Tiranës” -tha kreu i bashkisë Basha.
128 banesa të tjera janë aktualisht në procesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale.
“Ky proces do të përfundojë së shpejti edhe për 128 familje, të cilat në fakt duhet ta kishin marrë përgjigjen prej kohësh nga Bashkia e Tiranës. Kur them prej kohësh, nuk them vetëm për këtë 18 mujor të kësaj administrate, por për dekadën e kaluar dhe ndonëse dekada e kaluar nuk është përgjegjësia personale politike e imja si Kryetarë i Bashkisë, duke qenë që bashkia është një në emër, të Bashkisë së Tiranës, dua t’i kërkoj ndjesë këtyre 128 familjeve të Tiranës dhe të siguroj që procedurat e privatizimit për këto 128 objekte përfundojnë javën e ardhshme”,- u shpreh kryebashkiaku Basha.
Në Bashkinë e Tiranës janë aplikuar për procesin e privatizimit dhe janë në përfundimin e plotësimit të dokumentacionit ligjorë për t’u paraqitur Këshillit Bashkiak të Tiranës edhe 94 dosje të tjera. Procedurat për të cilat do të përfundojnë shumë shpejt ka garantuar kryetari i Bashkisë Basha.