Bashkia e Tiranës: Do largojmë lojërat e fatit nga qyteti, nxisin kriminalitetin
Bashkia e Tiranës, me anë të një njoftimi për shtyp, ka bërë me dije që ka vendosur të largojë nga qyteti lojërat e fatit. Sipas njoftimit, ato do të dërgohen në periferi, ku do të grupohen të gjitha së bashku në një vend.
Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojrave te fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës, thuhet në një njoftim të bashkisë.
Ky vendim është argumentuar me faktin se shkakton probleme sociale në komunitet dhe nxit kriminalitetin. Gjithashtu, bashkia bën me dije se kështu do ta ketë më të lehtë të kontrollojë monitorimin e këtyre lojërave.
Për këtë propozim është ngritur një grup punues, që parashikon gjithashtu edhe vendosjen e një tarife të veçantë për lojërat e fatit.