Saliu si Makbethi, i vetmi që sheh hijen e atyre që ka vrarë

Politikani Spartak Ngjela, ka bërë analizën psikologjike të momentit kur Berisha foli sot për katër të vrarët e 21 janarit. Sipas avokat Ngjelës, Berisha i ngjan Makbethit, i cili është i vetmi që shikon hijen e Bankos së vrarë në tryezën e pushtetit.
Në banketin makbethian, Hijen e Bankos e shihte vetëm Makbethi, sepse te tjerët, hanin e pinin pa merak. Vrasësi kishte qene Makbethi, çpunë kishin te tjerët? Edhe këtu, në Tiranë, hijen e katër te vrarëve të 21 janarit, e sheh vetëm Saliu, se ai i vrau; paçka se kërkon te akuzoje për te qetësuar veten. Hija do te vijoje te te mundoje Sali, derisa, pas rrëzimit tënd ,do te vije edhe ndëshkimi yt për katër te vrare. Kjo është e sigurt, shprehet Ngjela.
Deklarata e Ngjelës pason deklaratën e Berishës për përfshirjen e SHISH në ngjarjet e 21 janarit dhe përgjegjësinë për katër të vrarët para kryeministrisë.