Bashkia e Tiranës: Luçiano Boçi shpif rëndshëm dhe ka probleme mendore

Tiranë, 28 Gusht 2010 NOA - Pyetjet e ngritura sot nga deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi, pasuan reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës. Zëdhënësi Florion Serjani doli para disa minutash dhe tha se ato pyetje meritojnë një kallëzim të ri për shpifje që ne do ta bëjmë menjëherë.
Por Serjani veçoi se pyetjet meritojnë sipas tij dhe një komision mjeko-ligjor për gjendjen mendore të këtij zotërie, i cili jo vetëm shpif rëndshëm por përmes lajthitjeve që nxjerr nga goja shpreh edhe gjendjen e rëndë mendore të oborrit të pushtetit, ku gatuhet përditë balta e shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës.
Pushtetarët, - vijoi Serjani, - mesa duket janë shumë të dëshpëruar nga dalja në skenë e skandaleve të vazhdueshme të korrupsionit qeveritar dhe nuk dinë më as çflasin dhe as çbëjnë.
Duke vijuar me qëndrimin publik, zëdhënësi Florion Serjani tha se Bashkia e Tiranës i kërkon prokurorisë dhe gjykatës që të bëjnë transparencën e çdo akuze, duke i siguruar qytetarët se balta që na hedhin prej 10 vitesh me të njëjtat akuza banale, vetëm na motivon për të punuar edhe më shumë edhe më mirë, për Tiranën.
e.r/NOA