Boçi-Ramës: Në sa milionë euro konvertohet afera jote me Tan Leprin

Tiranë, 28 gusht, NOA Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të zbardhë aferën korruptive me biznesmenin Dritan Avllaj, të njohur ndryshe me emrin Tan Lepri.
Me modelin e fundit të aplikuar për konferenca nga PD-ja dhe PS-ja, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi bëri një sërë pyetjesh publike në të cilat kërkohet përgjigje nga kreu i PS-së për pasurinë e tij dhe aferat korruptive.
A është 4 mijë numri i apartamenteve që do të ndërtohen? Nqs e shumëzoni me 20%, sa i bie të dispononi ju z.Rama? Sa milion euro konvertohet 20% i aferës së qytetëzës tek liqeni?, deklaroi deputeti Boçi.
Boçi u shpreh se, si deputet i mazhorancës do të kërkojë që projekti i bërë për ndërtimin e pallateve te Kodrat e Liqenit të mos bëhet.
I kërkoj Berishës të gjejë hapësira ligjore dhe të zhbëjë këtë aferë të Edvin Leprit, tha Boçi, pak minuta më parë në një konferencë për mediat.
a.k/NOA