Bashkia e Tiranës: Mbrojtja e Liqenit Artificial të Tiranës, bashkëpunim me ekspertë të fushës
02-11-2011 / Gazeta 55
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranes Edmond Panariti në takimin konsultativ me grupet e interesit për mbrojtjen ligjore të Liqenit Artificial të Tiranës, është shprehur se do të diskutohen opsionet më të mira me akademik dhe ekspertë të fushës.
Pas zgjedhjes se opsionit më të mirë Panariti u shpreh se më pas do të kalojë për diskutim në Këshillin Bashkiak.