E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos listëpagesat, miraton shtesë fondesh për çerdhet

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, sekretarit të përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listëpagesat brenda një ore nga momenti kur ato i kanë mbërritur në IEVP Durrës.

Po nga paraburgimi, Veliaj ka miratuar edhe shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, me qëllim vijimin e financimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve.

Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës thotë se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›