E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Gjirokastrës, vit transformimi, zhvillime pozitive në afirmimin si qendër kërkimore-shkencore në rajon

Gjatë vitit akademik 2025 -2026 universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh kërkimore shkencore të cilat sipas rektorit Jaho Cana janë materializuar me konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm”.

“Rreth 120 studiues nga vende të ndryshme të Europës, duke përfshirë edhe Kinën e largët, morën pjesë në këtë konferencë, gjë që i dha një rëndësi dhe potencial shumë të madh asaj. Konkluzionet e saj tashmë janë në duart e të gjithë studiuesve dhe jemi në hapin tjetër të kësaj konference: publikimin e tyre në një përmbledhje të revistës kërkimore-shkencore të universitetit tone”, tha Cana.

Si sukses të këtij viti akademik në mbyllje Cana rendit dhe punën me projekte. Tashmë ky universitet ka arritur në një fazë më të lartë nga intership në lidership të projekteve, cka sipas tij do të thotë më shumë të ardhura për ngritjen e infrastrukturës moderne.

Universiteti “Eqrem Çabej” , gjithashtu, gjatë këtij viti ka punuar fort për celjen e programeve të përbashkëta me universitete europiane, në kthimin e programeve ekzistuese në gjuhën angleze dhe përshatjen e tyre me tregun e punës.

Gazetare: Y. Ponde  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›