E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, fond të veçantë në Buxhetin e vitit 2013 për vendosjen e kamerave në shkollat e kryeqytetit

16-12-2012 / Gazeta 55

Në të gjitha shkollat e Tiranës do të vendosen kamera, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit  mësimor  dhe garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla.  Një projekt i detajuar i Bashkisë së Tiranës do të  nis nga  zbatimi në muajt e parë të vitit 2013. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e radhës, akordimin e një fondi  të veçantë nga buxheti i Bashkisë  për  këtë  projekt. Zbatimi i projektit do të  nis me shkollat e mesme të kryeqytetit.  

Dy vjet më parë  në  kuadër të projektit “Për një Tiranë të sigurt evropiane” ministria e brendshme përfshiu edhe monitorimin me kamera  të hyrjeve të disa shkollave të  kryeqytetit. Me këtë projekt Bashkia e Tiranës do të shtrijë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat e kryeqytetit në funksion të sigurisë për nxënësit  dhe fëmijët e kryeqytetit.

Një vit më parë me iniciativën e zotit Basha nisi  puna për  vendosjen e sinjalistikës së posaçme  nëpër shkollat e ekspozuara ndaj rrezikut të trafikut të makinave.  Sot në shkollat e kryeqytetit të cilat kanë akses të menjëhershëm në rrugët kryesore dhe dytësore janë vendosur kangjella mbrojtëse.  

Projekti  i  sigurisë në shkolla edhe ai i kontrollit të trafikut në  Tiranë  janë kontribute reale të Bashkisë së Tiranës për rritjen e sigurisë në qytet.  23 kamera vrojtimi ditë/natë,  pjesë  e projektit të menaxhimit të trafikut do të instalohen nëpër pika të ndryshme të  kryeqytetit  të  cilat do ti përcjellin në kohë reale qendrës operacionale çdo gjë që ndodh në kryeqytet,  në orë dhe ditë të ndryshme. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›