Berisha udhëton dy orë në borë. Ndan në Facebook kujtimet e fëmijërisë
16-12-2012 / Gazeta 55
Një udhëtim në borë e ka rikthyer kryeministrin Sali Berisha në kujtimet e fëmijërisë. Në një status të tij në Facebook, Berisha ndan me miqtë rrugën e mundimshme drejt shkollës në fëmijëri, të cilën e vlerëson pa drojë si “heroizëm fëminor”. Ja çfarë shkuar ai: “Udhëtimi ishte i lodhshëm e shpesh në klasë arrinim “të ngrirë” nga këmbët dhe duart. Klasën e gjenim gjithnjë të ngrohtë e mësuesi na lejonte të ngrohnim duart tek soba para se të uleshim në banka”.
Berisha shkruan se ai udhëtim i përditshëm në dëborë ishte i mundimshëm dhe jo romantik, por pa mëdyshje kalitës, gjë që e lidhi shumë me dëborën.
...