Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin e lumit të Lanës
Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 21:11
Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin e lumit të Lanës dhe territorit përreth saj.
Prej vitesh, ky lumë është shndërruar në një vendgrumbullimi të ujërave të zeza.
Rezultatet e monitorimit të ujërave sipërfaqësore të realizuar nga instituti i mjedisit, kanë treguar se ky lumë së bashku me lumin e Tiranës dhe atë të Ishmit, kanë një përmbajtje shumë të lartë të ndotjes organike dhe bakteriologjike, krahasuar me standardet e Bashkimit Europian.
Drejtoria e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Tiranes ka nisur punën që ky lumë që kalon përmes metropolit shqiptar, të pastrohet nga mbeturinat dhe së shpejti të dalë edhe nga harta e zonave më të ndotura si rezultat i shtimit të ndërtimeve që derdhin ujërat e zeza. /abcnews/