E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane

Bashkia e Tiranës nisi shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane për gjimnazistët dhe studentët, e cila njihet në 36 vende të Europës. 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, shpërndanë kartat e para, të cilat ofrojnë një sërë mundësish për studentët shqiptarë.
Funksioni i dytë i Kartës Rinore Europiane është gjenerimi i informacionit falas nëpërmjet kodit të saj unik (password elektronik dhe user name) për: bursa studimore në Evropë, mobilitet studentor, për programe trajnimi, shkëmbimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›