E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, ndërhyrje estetike dhe funksionale në disa zona të kryeqytetit

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrje të rëndësishme estetike dhe funksionale në disa zona të kryeqytetit, duke i dhënë një pamje më të gjelbër dhe më të organizuar.

Bashkia e Tiranës njofton se në këtë kuadër, janë ndërmarrë hapa konkretë si mbjellja e pemëve të reja dhe zëvendësimi i atyre të dëmtuara, duke ruajtur uniformitetin estetik dhe funksional të hapësirave publike.

Krahas përpjekjeve për një qytet më të gjelbër, fillimi i vitit ka sjellë edhe zëvendësimin e stolave të vjetër me të rinj, si dhe shtimin e tyre në zona të ndryshme. Ky proces ka nisur me mobilimin urban në lulishtet kryesore, përfshirë ato në lagje si pranë “Ora News”, bllokun e pallateve afër bulevardit “Gjergj Fishta” dhe lulishten “Viktor Eftimiu” në qendër të qytetit.

Punimet do të vijojnë çdo ditë me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës në çdo njësi, duke i dhënë qytetit një frymë të re dhe një atmosferë më mikpritëse për banorët dhe vizitorët.

1 nga 6

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›