E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vazhdojnë punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve të ujërave të zeza në Berat

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza vazhdojnë në lagjet “Uznovë” dhe “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit.

Kështu bën të ditur kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili thekson se ky investim, i pritur prej kohësh nga banorët, zgjidh përfundimisht rrjetin e kanalizimeve për çdo banesë, rrugë dytësore e bllok banesash, si dhe shkarkimin dhe grumbullimin e ujërave të zeza në kolektorin kryesor, i cili shtrihet në aksin e rrugës Rrethrrotullimi i Spitalit – Uznovë.

“Njëherësh kolektori zgjidh edhe gjithë problemin e bllokut të ri të pallateve”, shkruan Demo.

Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, Demo thekson se faza tjetër është ajo e asfaltimit të rrugës kryesore nga Rrethrrotullimi i Spitalit, deri tek Agroturizëm “Ago”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›