E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës në ditën e tretë të protestës për ruajtjen e autonomisë

Bashkia e Tiranës organizoi ditën e tretë të protestës me administratën e saj, për të kërkuar ruajtjen e autonomisë vendore. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, pushteti qëndror po shkel në mënyrë të paligjshme pushtetin vendor. Ata janë shprehur se reduktimi i të ardhurave në arkën e bashkisë përkthehet në shkurtim të vendeve të punës, reduktim të investimeve, falimentim të bizneseve dhe më tepër varfëri në familjet kryeqytetase.
Kjo ka qenë dita e tretë e protestës së Bashkisë së Tiranës e cila ka mbledhur për rreth një orë në protestë të gjithë punonjësit e bashkisë në sheshin "Skënderbej".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›