E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës nis bashkëpunim me Bashkinë e Lubjanës

Përveçse ideve të reja që kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës solli në institucion me marrjen e këtij posti, bashkia do të ketë edhe një bashkëpunim me Bashkinë e Lubjanës. Kjo gjë është konfirmuar në njoftimin që bashkia ka lëshuar për mediat. Në këtë njoftim thuhet “Bashkëpunimi mes dy bashkive do të përqëndrohet në shkëmbimin e eksperiancave në çështje si, Plani Urbanistik, infrastruktura, riciklimi i mbetjeve, trafiku, ndërtimi i Parkut Teknologjik si dhe aspekte të ekologjisë dhe pastërtisë së qytetit”. këtë bashkëpunim kreu i bashkisë, Lulzim Basha e siguroi ditën e djeshme gjatë vizitës së tij në kryeqytetin slloven. Basha gjatë vizitës u takua edhe me homologun e tij slloven, Zoran Jankovic u përcaktuan fushat konkrete të bashkëpunimit me bashkinë e Lubjanës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›