Shuhet arkitekti i Apple, Steve Jobs. Vizionari i elektronikës ndërroi jetë sot në mëngjes, pas një beteje të gjatë me kancerin

Steve Jobs, vizionari i pajisjeve elektronike të kompanisë Apple, i cili ka ndihmuar në transformimin e botës së kompjuterave, muzikës dhe telefonave mobil, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Vdekja e Jobs u bë e ditur përmes një deklarate të kompanisë Apple të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës.
Familja e tij në një deklaratë tha se ai kishte vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga antarët e familjes.
Jobs luftonte me një formë të rrallë të kancerit në pankreas dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në vitin 2009. Ai dha dorëheqje si shef ekzekutiv i Apple në gusht.
Steve Jobs shihej si forca kryesore lëvizëse prapa vendosjes së trendeve të kompjuterëve Apple dhe produkteve elektronike si kopmjuteri Mac, iPod dhe iPhone.
Në një delaratë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama përshëndeti Jobs si një nga “inovatorët më të mëdhenj” duke thënë se ai ishte mjaftueshëm i guximshëm sa të mendonte ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe mjaftueshëm i talentuar sa të ridimensiononte tërë industrinë dhe të transformonte jetën.