E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, Majko: Berisha nuk mbanë vendin që i takon Berisha: Ju nuk dini të pranoni realitetin

Seanca e sotme plenare është shoqëruar përsëri me replika mes deputetëve të opozitës dhe kreut të qeverisë, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka akuzuar liderin e PD-së se ka folur jasht teme në parlament.Duke e krahasuar qeverinë me anijen e Titanikut, Majko shtoi se dihet fundi që e pret atë.
“Ne e dimë shumë mirë se Titaniku ynë ka ajzbergun përballë, të kishit ardhur me seriozitet në Parlament pa e filluar me Sitive Jobs, të na kishe besuar buxhetin. Titaniku ka përballë akzbergun t’ na thua është akullore...Ti je kryeministër, mbaj vendin që të takon, mos bëj deklarata për pensionistët, na vë në pozitë të vështirë kur thua nuk kujdeseni ju... Ministrat tuaj a i keni pyetur se sa është borxhi që shteti shqiptar duhet t’i njohë të përndjekurve dhe ish-pronarëve? Mbajte një faqe e gjysëm retorikë për Stive Jobs por a e di ti se një djalë i ri, një gjykatës u vra në mes të Vlorës nga mafia e pronave që sot është realitet? Ti shpike legalizimin, legalizove antikomunizmin dhe pastaj shtëpitë e ndërtuara në tokë të paligjshme. Ky është realiteti, ky është buxheti faktik, nuk e votoj këtë legalizim buxheti”. Në përgjigje të Majkos, kryeministri iu përgjigj “I nderuar zotëri se çfarë ndodhi me Titanikun atë e faktoi 8 Maji. Nuk është se nuk notuam, nuk është se nuk u ballafaquam, problemi është se ju keni dhuntinë e vetmë që realitetin ta pranoni sic ju pëlqen juve dhe jo siç është. Ti për 8 vite me radhë nuk ju dhe asnjë qindarkë të vetme as pronarëve dhe as të përndjekurve . Nuk zbatove asnjë gërmë për ligjin e të përndjekurve ndërsa për pronarët nuk bërë asnjë ligj. Jam i vetëdijshëm që ata sot kanë marrë pak, por jam i vendosur për një rrugë të ndershme të dëmshpërblimit dhe të kompensimit të tyre”. Po kështu, Berisha pati një replikë edhe me deputetin socialist, Gramoz Ruçi në përgjigje të këtij të fundit, kreu i qeverisë u shpreh
“Nëse i thoni shqiptarëve që ka 13 % kjo dhe aq kjo tjetra me dashje dhe padashje u thua shqiptarëve që keni mundësinë ti gënjeni. Tvsh ishte 21% dhe tani është të 22% në kohën tonë. Krijoni komision parlamentar dhe hetoni. Mua më duhet të mbroj interesat e qytetarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›