Bashkia e Tiranes nje panair ne mbeshtetje te te semureve autike

Dita Nderkombetare e Personave me Aftesi te Kufizuar Bashkia e Tiranes organizon panairin me punime artizanale dhe artistike ne mbeshtetje te kesaj kategorie
Tirane 3 Dhjetor 2010 NOA/ R.Bulku - Bashkia
e Tiranes ne kuader teDites Nderkombetare te Personave me Aftesi te
Kufizuarorganizoi sot nje panair gjitheperfshires duke synuar
promovimin dhe stimulimin e aftesive krijuese te personave me aftesi te
kufizuar drejt nxitjes se biznesit social.
Panairi u organizua ne ambientet e Qendres Multimediale TEN. Nje ambient me karakter sa njohes aq edhe shprehes mundesoi qe ne tendat e ketij panairi te prezantoheshin punimet me te mira artistike dhe artizanale te realizuara nga femije dhe persona me aftesi te kufizuar perfitues te sherbimeve sociale te ofruara ne qendrat ditore publike e jopublike te qytetit te Tiranes si Qendra Sociale e Bashkise se Tiranes Te qendrojme se bashku Qendra Sociale Pranvera Shoqata Ndihmoni jeten dhe Shoqata Ne ndihme te personave me aftesi te kufizuar.
Drejtoresha e Sherbimeve Sociale ne Bashkine e Tiranes Ogerta Manastirliu ka folur mbi politikat e Bashkise se Tiranes me qellim per ti siguruar kesaj kategorie jo vetem mbeshtetjen dhe perkujdesjen e duhur sociale.
Ajo u ndal edhe ne promovimin e koncepteve te reja te perfshirjes se personave me aftesi te kufizuar ne tregun social apo biznese sociale te ndryshme.
Kurse theksoi se ne diten Nderkombetare te te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar PAK Bashkia e Tiranes ka organizuar kete panair te punimeve artizanale dhe artistike pikerisht me punimet e ketyre personave.
Nga ana e saj Bardhylka Kospiri aktiviste e shoqerise civile nje nga personat me prezent dhe qe ka advokuar dhe lobuar fuqishem per kategorine e personave me aftesi te kufizuar u shpreh
3 dhjetori eshte dita nderkombetar e personave me aftesi te kufizuar. shte nje dite qellimi i se ciles eshte te promovoje te kuptuarit e problematikave te personave me aftesi te kufizuar ne menyre qe te krijohet me shume mbeshtetje dhe sherbime per te forcuar dinjitetin e ketyre personave per te respektuar te drejtat e tyre dhe per te realizuar mireqenien e tyre.
Anisa Proda si perfaqesuese e kategorise se personave me aftesi te kufizuar e cila tashme jep kontributin e saj pikerisht ne Bashkine se Tiranes duke folur mbi pjesemarrjen ne kete aktivitet shprehu bindjen se tashme realiteti i personave me aftesi te kufizuar ka pesuar nje permiresim cilesor fale strategjive dhe planeve konkrete te veprimi nga ana e Bashkise se Tiranes.
Dua te shpreh kenaqesine qe marr pjese ne kete aktivitet i cili nuk eshte se ndodh shpesh. Me duhet te them se nuk eshte e thjeshte te flasesh nga nje pozicion i dyfishte si punonjese e administrates dhe njekohesisht si person me aftesi te kufizuara qe pritet te jete perfitues i sherbimeve mbeshtetese qe ofron pushteti vendor - tha Proda.
Ajo vecoi se punimet e ketij panairi tregojne dhe jane nje rezultat qe njerezit mund tia dalin edhe ne kushte te veshtira edhe atehere kur duket se gjendja eshte e pashprese.
Une duke prekur nga afer realitetin e personave me aftesi te kufizuara dhe me pervojen time prane pushtetit vendor kam kuptuar qe gjerat kane nisur te permiresohen. Bashkia e Tiranes ka nje strategji per zhvillimin lokal dhe plane veprimi konkrete. Te gjithe keto na japin shprese se gjerat kane filluar te ndryshojne - theksoi Proda.
Gjithashtu Proda vuri ne dukje se 3 dhjetori na kujton se kjo eshte nje dite pune na ngarkon me shume pergjegjesi dhe secili duhet te marre persiper disa detyra se pari ne rafshin qytetar dhe detyra institucionale.
Te pranishmit paten mundesine te shohin rreth 150 punime te tipologjive te ndryshme krijime te vete personave me aftesi te kufizuar permes te cilave ata shprehin personalitetin dhe boten kreative te tyre si pjese e shoqerise ku ata jetojne por gjithashtu ata sjellin dhe mesazhe ndergjegjesuese dhe sensibilizuese per nje fryme te re promovimi te aftesive dhe talenteve te tyre.
Ne aktivitet ishin te ftuar perfaqesues nga institucione shteterore shoqeria civile si dhe nga sektori i trete banka kompani etj aktore qe kane ne interes te punes e veprimtarise se tyre kete grup ne nevoje te shoqerise sone apo eshte sensibel per te dhene kontributin e vet ne mbeshtetje te integrimit dhe fuqizimit te personave me aftesi te kufizuar.
Prezenca e te gjithe ketyre aktoreve synoi nxitjen per ngritjen e nje tregu apo biznesi social te mundshem sa me afer vemendjes dhe mbeshtetjes se institucioneve dhe perfaqesuesve te shoqerise civile.
Gjithashtu nxitja e sektorit te trete per te mundesuar kontratimeve me grupe apo individe nga ky target - grup i cili mund te jete nje ofrues sherbimi specifik psh punime per krijimin e nje kalendari posteri vepra arti ishte nje tjeter aspekt i rendesishem i ketij panairi.
r.b/NOA