E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Forca e Sigurise se Kosoves dergon trupa ndihme ne Shqiperi

Prishtine 4 dhjetor NOA - Forca e Sigurise se Kosoves ashtu si edhe gjate vitit te kaluar do ta ndihmoje palen shqiptare per te perballuar situaten e renduar te permbytjeve te shkaktuar ne veri te vendit.

Keshtu behet me dije se FSK ka derguar nje njesi kerkim shpetimi ne Shqiperi vendimi ky qe pasoi kerkesen e drejtuar ndaj saj prej qeverise se Shqiperise per ndihme emergjente.

Nderkaq Prishtina zyrtare ka deklaruar se eshte e gatshme te mbeshtese edhe ne forma te tjera qeverine shqiptare dhe banoret e zonave te permbytura.

Nga ana e saj edhe Kosova duket se po vuan edhe ajo nga reshjet e shumta te cilat kane ndikuar qe disa lumenj te ketij vendi te dalin nga shtrati.

Keshtu ne komunen e Gjakoves ura e fshatit Deve eshte nderprere per qarkullim pasi eshte vleresuar se eshte bere e rrezikshme per qarkullim te qytetareve ndersa ne komunen e Klines jane shkaterruar qindra hektare toke bujqesore. Edhe ne komunen e Drenasit si pasoje e shiut disa rruge jane bere te veshtira per qarkullim.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›