Nje cift lezbik amerikan merr cmim nga Hilari Klinton nxiti levizjen ne Shqiperi

Tirane 3 Dhjetor 2010 NOA - Aleanca Kunder Diskriminimit te LGBT pershendet dhenien e mimit te Vullnetarizmit nga Hillary Clinton per Mindy Michels dhe Melissa Schraibman cifti lezbik amerikan qe nxiti levizjen per te drejtat e komunitetit LGBT ne Shqiperi.
Gjate nje ceremonie ne Washington DC Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillary Clinton ne pranine e ambasadorit John Withers II dhe zyrtareve te tjere te larte u ka dorezuar mimin per Vullnetarizem Jashte Vendit Mindy Michels dhe Melissa Schraibman.
Gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi Mindy dhe partnerja e saj Melissa punonjese e Ambasades se ShBA ne Shqiperi ndihmuan me vullnet dhe energji te pashtershme nje grup te vogel aktivistesh shqiptare per te krijuar nje levizje LGBT me baze komunitare ne Shqiperi.
mimi vjetor i Sekretares se Shtetit per Vullnetarizem Jashte Vendit njeh dhe vlereson aktivitetet vullnetare te punonjesve qeveritare amerikane bashkeshorteve anetareve te familjes mbi 18 vjec te cilet jetojne dhe punojne jashte vendit.
do vit jepen vetem 6 cmime te tilla nje per secilin nga 6 rajonet e mbuluara nga Zyrat Rajonale te Departamentit te Shtetit. Sivjet Mindy dhe Melissa ndajne cmimin per Europen dhe Euro-Azine. Nominimet vijne nga te gjitha ambasadat e ShBA-ve ne bote per punonjes bashkeshortet e tyre familjare etj per aktivitetet e tyre vullnetare ne nje ose me shume nga kategorite e meposhtme
1. Sherbim i jashtezakonshem ndaj komunitetit amerikan jashte vendit.
2. Veprimtari te jashtezakonshme per vendin prites.
3. Sherbim i jashtezakonshem gjate emergjencave jashte vendit.
Secili nga fituesit merr
Nje cmim prej 2500
Nje certifikate nga Sekretarja e Shtetit.
Gjate ceremonise se dhenies se mimit Mindy Michels tha se Asgje nga keto nuk do te kishte ndodhur pa gjithe ata aktivist te rinj qe po bejne ndryshimin ne Shqiperi. Kur ata e shohin veten ne pasqyre sot aty shohin reflektimin e te gjithe shqiptareve qe tashme nuk e presin ndryshimin por kembengulin per te.
Aleanca Kunder Diskriminimit eshte e lumtur qe Mindy-t dhe Melissa-s u njihen sot perpjekjet e tyre te jashtezakonshme per ti dhene shtyse levizjes per mbrojtjen e te drejtave te komunitetit lezbik gej biseksual dhe transgjinor ne Shqiperi.
Aleanca kunder diskriminimit LGBT nje organizate joqeveritare shqiptare aktive ne mbrojtjen e te drejtave dhe perforcimit te komunitetit LGBT ne Shqiperi eshte produkt i ketyre perpjekjeve ne nje kohe kur nuk kishte asnje organizim aktiv ne kete fushe te te drejtave te njeriut.
Mindy dhe Melissa kane organizuar takime te perjavshme me anetaret e Aleances dhe kane siguruar mbeshtetje frymezim dhe zhvillimin e aftesive te aktivisteve shqiptare.
Ato i kane dhene shtyse te jashtezakonshme organizimit dhe planifikimit strategjik te Aleances ku eshte percaktuar edhe misioni dhe vlerat e saj kryesore. Mindy dhe Melissa kane trajnuar dhe keshilluar aktivistet per ngritjen dhe perforcimin e komunitetit aktivizem ne terren edhe me burime te kufizuara njohjen e problematikes LGBT ne bote historise se levizjeve LGBT ne bote strategjite mediatike zhvillimin organizativ etj.
Aleanca ka arritur te krijoje nje rrjet social dhe aktivist i cili ka ndryshuar jeten e personave qe ka perfshire. Puna e Aleances vijon te rritet dhe tashme organizohen grupe diskutimi evente sociale te perjavshme aksione ne terren per ndergjegjesim dhe edukim publik lobim dhe advokaci ne nivelin kombetar dhe nderkombetar.
r.b/NOA