Dekretet e Topit përGjykatën e Larte, nisiseanca dëgjimore
TIRANE-Seanca dëgjimore për tre kandidaturat e presidentit Topit për në Gjykatën e Lartë, do të zhvillohet të mërkurën.
Sipas axhendës zyrtare të komisionit, seria e seancave dëgjimore nisi sot, me kandidatin Medi Bici, për të vijuar më pas me dy kandidaturat e tjera, Sokol Çomo dhe Vexhi Muçmata.
Kryetari i këtij komisioni u ka dërguar kandidatëve nga 28 pyetje, për të cilat ka në dorë tashmë edhe përgjigjet e tyre. Por, ajo që vihet re në pyetjet e hartuara vetëm nga maxhoranca, kandidatët pyeten për interpretime të vendimeve që janë dhënë nga Gjykata e Lartë, duket, për të testuar mendimet e tyre, në janë pro apo kundër atyre vendimeve të dhëna deri tani. Kandidatët pyeten, jo shumë për aspekte teknike të punës së tyre, por nëse janë mbështetur nga ndonjë forcë politike gjatë kandidimit të tyre, nëse kanë dhënë apo jo vendime gjatë kohës së monizmit. Deputetët e maxhorancës kanë futur kështu në punë ligjin e lustracionit. Për të tre kandidatët kanë dhënë vlerësimet e tyre, edhe institucione të ndryshme si ILDKP, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nënkryetari i KLD-së etj. Opozita nga ana e saj, pritet që të marrë sot, një vendim për qëndrimin në komisionin e Ligjeve.
Raporti i ngushtë i votave në Kuvend ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, bëri që demokratët të propozonin nismën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Votimi i hapur mund të shmangë rrjedhjen e votave të maxhorancës, në rast se kandidaturat e paraqitura nga ana e kreut të shtetit janë të papranueshme për PD-në. Një ndryshim të tillë mund të bënte që votat pro apo kundër, pas marrjes së vendimit politik për t’i votuar apo jo emrat e Topit, për në institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)