E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës pregatitet për fillimin e vitit të ri shkollor

Tiranë- Bashkia e Tiranës ka nisur pregatitjet për vitin e ri shkollor duke marrë të gjitha masat për një fillim sa më normal të tij.

Drejtori i ndërmarrjes së përgjithshme numër 3 të Bashkisë Tiranë, Alfons Muça, ka deklaruar sot se Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në disa objekte shkollore dhe parashkollore, në mënyrë që nxënësit kryeqytetas të nisin shkollën në kushte sa më normale.

Deri në këtë moment kemi përfunduar ndërhyrjen në 96 objekte shkollore dhe parashkollore për mirëmbajtjen e këtyre godinave. Vëmendja jonë kryesisht është përqëndruar në ato objekte që kanë pasur akoma nevojë për ndërhyrjen tonë.- shprehet Muça.

Ndërkohë mësohet se ndërmarrja e përgjithshme e Bashkisë Tiranë, aktualisht po punon me ritme të larta për të përfunduar në kohë restaurimin e disa shkollave.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›