Krim dhe injorancë, pas rrëmbimit, familja dëboi vajzën nga shtëpia
Tirane - Prindërit e vajzës që vrau burrin 45 vjecar të hënën në mengjes, Nazmie Visha, tregojnë përmasat reale të dramës familjare në të cilën ishte zhytur familja e saj dhe që kulmoi me krimin e të hënës. Viktima kishte qenë një mik i ngushtë i babait të vajzës e më pas lidhi edhe krushqi, duke fejuar njërën prej vajzave të familjes me vëllanë e tij.
E zhytur në një mjerim të madh, familja e vajzës nuk ka ende televizor në shtëpi dhe jeton duke shitur dru zjarri. Familja Visha në fshatin Zall Bastar, në një kthinë malore në kufi me fshatrat e Burrelit, ka gjashtë fëmijë. Babai i vajzës, Beqir Visha, punonte druvar, në pyjet mes Tiranës dhe Burrelit bashkë me viktimën Fiqiri Muca. Për nëntë vjet me radhë, ata kanë qenë kolegë, duke punuar sëbashku për të nxjerrë të ardhurrat nga prerjea dhe shitja e druve. Muca shkonte vazhdimisht në shtëpinë e Vishës dhe aty kishte vendosur edhe të propozonte një miqësi mes familjes së tij dhe familjes Visha, duke kërkuar fejesën e vëllit të tij me njërën prej vajzave të familjes Visha. Këtu shoqëria ishte forcuar edhe në miqësi. Por askush nuk e dinte se Muca kishte nisur ndërkohë edhe abuzimin në shtëpinë e mikut të tij. Ai kishte joshur dhe kishte mashtruar vajzën 14 vjece të familjes, Nazmie Vishën.
Misteri i lidhjes së tij me vajzën e familjes Visha kishte vazhduar pa u mësuar, deri në muajin Maj të këtij viti, kur vazja ishte zhdukur nga shtëpi. Nëna e saj tregoi se për 9 ditë kërkuam dhe na thanë se e kishin parë të ikte me makinën e Fiqiriut. Njoftuam policinë. Policia e gjeti ne pyjet e Burrelit me të njejtat rroba që na i mori cupën. Që nga ajo ditë ne nuk e kemi takuar më cupën, sepse nuk vajtëm ta marrim në polici. Na erdhi shumë turp nga ajo që ndodhi. Nuk e dimë se cfarë kishte thënë ajo në polici. Vajzën erdhi dhe e mori xhaxhai i saj që jeton në Krrabë dhe që nga ajo ditë ajo ka jetuar atje, tek kushurinjtë e saj, derisda sot erdhën e na thanë se cfarë kishte ndodhur. Ne nuk kishim parë gjë sepse nuk kemi televizor pohoi nëna e Nazmies.
Familjarët e vajzës tregojnë se as në fshat nuk zbrisnin dot, sepse u vinte turp nga fshati. Madje nëna e saj ka tentuar të varsë vehten, duke pirë helm, për të mbytur turpin e asaj që kishte mësuar ndërkohë me vajzën.
Viktima kishte vendosur ta conte deri në fund atë që kishte nisur. Sipas familjarëve, ai kishte hapur fjalë në fshat se vajza ishte shtatzënë me të dhe për këtë arsye asaj i ishte prishur edhe fejesa që sapo kishte lidhur me një djalë. Ai nuk donte ta linte që ajo të fejohej ndaj i bënte presion vazhdimisht thanë të afërmete vajzës.
Sipas nënës, vajza komunikonte në telefon me prindërit dhe u thoshte se ai e kërcënonte cdo ditë, duke i thënë se do tu digjte shtëpinë dhe do ti vriste.
Të hënën një mëngjes herët Muca shkoi në Krrabë, atje ku jetonte larg familjes së saj dhe larg thashethemeve të fshatit, Nazmia. Sërish për ta rrëmbyer. Por tashmë jeta e vajzës i kishte kaluar përmasat e ferrit dhe ajo rrëmbeu një automatik që mbanin në shtëpi dhe e ndoqi për rreth 500 metra Mucën, duke qëlluar një karikator me fishekë derisa e kishte vrarë.
Pas zhdukjes së vajzës, policia e ndaloi dhe e liroi Mucën, pasi vajza kishte tërhequr denoncimin për rrëmbnim dhe më pas nuk kishte denoncuar asnjëherë për presionet që i bënë. Tashmë cdo gjë është zgjidhur ashtu sci zgjidhne gjërat dhe konfliktet në një vend si Shqipëria.
Ky ishte fundi i një historie që i ka të gjitha brenda: Pabesinë e një njeriu dhe një miku, mjerimin dhe injorancën, mungesën e kulturës së denoncimit dhe kurajon, apatizmin e shtetit dhe strukturave të policisë. Ky ishte fundi i një historie shqiptare ku shteti asnjëherë nuk depërton në kasollet e fshatarëve të varfër, ku luhen shpesh drama dhe tragjedi të rënda.