E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët braktisin paditë ndaj CEZ-it, ekspertët mbajnë sekret hetimet

—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Ankesat ndaj kompanisë CEZ shpërndarje nga ana e konsumatorit të shërbimit të energjisë elektrike, që janë shndërruar në padi gjyqësore, duket se thjesht nuk marrin asnjë drejtësi në gjykatë pasi seancat gjenerojnë shtyrje të njëpasnjëshme…për vite me rradhë.

Gati dy vjet më parë, më datën 03.09.2010 shtetasi Ilir Domgjoni  ka paditur Drejtorinë Rajonale, Zona e Shpërndarjes Tiranë, OSSH Tiranë, CEZ shpërndarje për kundërshtimin e faturave elektrike të muajve 31.03.2010, 16.04.2010, 11.05.2010, 11.06.2010. Pasi cilësohen si të vendosura nga ana e CEZ-it arbitrarisht e kërkojnë nga gjykata për ti cilësuar të pavlefshme. Sakaq shtetasi kërkon në gjykatë një akt që CEZ-i e ka detyrim primar: Kompania ti vendosë matësin elektrik për faturimin e energjisë elektrike.

Vetëm një muaj më vonë, më 14.10.2010 padia kalon në seancë gjyqësore, por pa praninë e përfaqësuesve të CEZ-it. Më 22.11.2010 seanca shtyhet me kërkesë të të paditurit pasi pretendon ti jepet kohë për të dhënë prapësime.

Një nga shumë paditë ndaj CEZ, në seancën e parë të një viti të ri kalendarik, atë të datës 19.01.2011 dështon pasi nuk u paraqiten përfaqësuesit e CEZ-it. Avokatja e kompanisë çeke, Doris Meça u justifikua dukë thënë se ishte në një gjykim tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Dy muaj më vonë, në betejën gjyqësore të datës 09.03.2011 mungon sërish CEZ-i, pasi përfaqësuesit kërkuan kohë për tu njohur me dosje, edhe pse ajo ishtë në gjykim prej mëse 6 muajsh. Por siç është kthyer në modën e gjyqësorit shqiptar shtyrja e seancës vijon edhe në datën 27.04.2011, pasi kërkohet të njoftohet edhe njëherë CEZ Shpërndarje sh.a.

Sakaq kërkohet shtyrja e seancës edhe dy muaj më vonë, më 15.06.2011 kur pala paditëse tha se kërkon të shtyjë seancën sepse herën tjetër do të paraqiste edhe disa fatura të energjisë elektrike, pas vendosjes së matësit elektrik.

Pas një viti gjykim më datën 08.09.2011 në gjyq nuk nuk u paraqit përfaqëuesi i CEZ Shperndarje sh.a, avokatja Doris Mecani kishte kërkuar me shkrim shtyrjen e gjykimit pasi ndodhej në një gjykim tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vetëm në tetor 2011, konkretisht më 17.10.2011 vjen koha e paraqitjes së provave por shtyhet pikërisht për ti dhënë kohë këtij procesi. Më 01.12.2011 shtyhet sërish për mosparaqitje të paditësit, më 25.01.2012 dosja ndaj CEZ-it shtyhet për t’u paraqitur eksperti. Më 01.03.2012 mungoi sërish CEZ Shperndarje sh.a, sepse sërish avokatja Mecani ishte në një gjyq tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Por më datën 25.04.2012 do të ishte rradha e avokatës së Zotit Domgjoni, Ajsela Beqaj që do të mungonte e për këtë arsye seanca u shty.

Më 07.06.2012 ekspertja kërkoi kohë për të kryer aktin ekspertimit.Por saga e zvarritjeve vijon me pretendimin e datës 11.07.2012 kur para togave të zeza mori fjalën ekspertja e cila tha: Unë e kam përfunduar aktin e ekspertimit por pala paditëse nuk ka kryer pagesen. E derisa të paguhet edhe ekpertja për të zbuluar sekretin e ekpertimit të saj beteja tjetër e Zotit Domgjoni me CEZ-in është caktuar më 11.10.2012.

Gjyqtari Altin Shkurti ka udhëhequr 711 ditë gjykim vetëm për këtë dosje, nga nga 234 ditë që ka mesatarja për çështje të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›