Bashkia e Tiranës promovon revistën "Ten"

Bashkia e Tiranës ka promovuar revistën "Ten". Kjo revistë i dedikohet nxënësve të shkëlqyer të kryeqytetit, një nismë për ti vlerësuar ata si modelë dhe shembuj të rinisë së Tiranës. Në këtë revistë do të pasqyrohen nisma ndërgjegjësuese mbi çështje të ndryshme, aktvitete promovuese, të reja dhe informacione për shkolla dhe fakultete por dhe intervista të ndryshme.
Kjo revistë që do të shpërndahet falas çdo muaj te nxënësit e kryeqytetit, mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj Edi Rama.
Revista "Ten" është një ide që ka lindur nga vetë të rinjtë, dhe që synon t'i bëjë nxënësit e shkëlqyer përfituesit kryesor të saj.