E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat e ushtarëve grekë, Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë

Edhe pas thirrjeve të dy deputetëve të PDU-së për të mosmiratuar marrëveshjen për varrezat greke Kuvendi ka miratuar sot me 66 vota pro dhe 5 kundra marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprerjes për ta brenda territorit të Shqipërisë. Pak ditë më parë komisioni i jashtëm parlamentar ka kaluar në fshehtësi të plotë këtë marrëveshje të nënshkruar gjatë vizitës s ëish-ministres së jashtme greke dora bakojanis në shqiperi muaj më parë. Në fakt mbledhja e këtij komisioni nuk është njoftuar as në saitin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë. Marrëveshja për varrezat greke është nënshkruar më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë si rezultat kërkesëss ë vazhdueshme të qeverisë greke. Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grekë në rënë në periudhën e luftës italo-greke do të ngrihen dy varreza njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzanimimet e eshtrave do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Ky grup do të ketë numër të barabartë anëtarësh dhe ekspertë të mjeksisë ligjore. Një rol në këtë proces do të ketë edhe kisha ortodoske greke e cila do të kujdeset për vendprehjen e tyre nga ana humanitare. Po sipas marrëveshjes pala greke do të mbulojë shpenzimet e të gjithë procesit. Ndërkohë në marrëveshje është parashikuar data 28 tetor për kujtimin dhe kryrejen e të gjithë homazheve pranë këtyre varrezave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›