E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës shkatërron trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, heq guralecët për të ‘çarmatosur’ protestuesit

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po shkatërrojnë sot po edhe gjatë natës trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash dhe përplasjesh të dhunshme në kryeqytet.

Fillimisht, gurët po hiqen me anë të një eskavatori, ndërsa më pas punonjësit e bashkisë po i largojnë një nga një.

Kryeministri i mbante sot në tavolinë përmes një komunikimi në Facebook, duke i konsideruar ato gurë njësos si rusët e iraninanët që sipas tij po kërkojnë rrëzimin e tij.

Gurët u përdorën nga protestuesit gjatë përplasjeve të ashpra me forcat e policisë, veçanërisht në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestat u shoqëruan me akte dhune dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës e ujë me presion.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›