E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, policia ndërhyn në ambientet e opozitës

Policia është drejtuar drejt selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, në një tjetër zhvillim të tensionuar gjatë protestave të mbrëmjes së sotme.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga SYRI tregojnë momentin kur efektivët hedhin gaz lotsjellës në ambientet e selisë së PD-së. Sipas raportimit, brenda godinës ndodheshin edhe anëtarë të stafit të Partisë Demokratike.

Përdorimi i gazit lotsjellës në ambientet e selisë së opozitës vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat në Tiranë vijojnë dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar. m.k (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›