E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes stopoi xhamine

Nga Express me 19 nentor 2010 ne ora 1546

Ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit DASH per lirite fetare thuhet se Bashkia e Tiranes nuk i dha leje komunitetit mysliman per te ndertuar nje xhami te re ne kryeqytetin shqiptar.

Ne pjesen e dyte te raportit te DASH flitet pikerisht per kete teme duke nenvizuar se zyrtaret e Baskise se Tiranes nuk vepruan sipas kerkeses se ketij komuniteti.

147Bashkesia Islame ne Shqiperi vazhdoi te kerkonte leje per ndertimin e nje xhamie te re ne nje toke te kthyer te kesaj bashkesie nepermjet procesit te kompensimit te pronave. Deri ne fund te periudhes se raportimit zyrtaret e Bashkise se Tiranes ende nuk vepruan lidhur me kete kerkese148 thuhet ne raport.

Ka vite qe BISH kerkon leje nga Bashkia e Tiranes per te ndertuar nje xhami te madhe ne Tirane per shkak se besimtaret e kesaj feje ritet e tyre gjate te premteve i kryejne ne rruge. Per kete shkak edhe eshte rritur nevoja per ndertimin e nje xhamie te madhe.

Kryetari aktual i Bashkise se Tiranes Edi Rama edhe pse ne mandatin e tij te trete vetem disa dite me pare premtoi se do te jepet leja per ndertimin e nje xhamie ne Tirane. Mirepo kjo deklarate e tij nxiti debate ne politike pasi qe shumica parlamentare e akuzoi rampen se premtimin po e ben per shkaqe elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›