E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet reaktori verikorean ne ndertim

Nga Express me 19 nentor 2010 ne ora 1628

Xhirimet satelitore te nje instituti privat amerikan per siguri shfaqin pamjet e asaj qe thuhet te jete ndertimi i nje reaktori eksperimental me uje te lehte ne Korene Veriore gjegjesisht ne qendren atomike Yongbyon.

Koreja Veriore nje hap te tille e paralajmeroi qysh ne muajin mars duke pohuar se do te shfrytezoj karburantin e vete per kete qellim ndersa dy eksperte amerikane qe kohe me pare qendruan atje pohojne se ndertimi i reaktorit tashme ka filluar njoftoi agjencia AP.

Reaktori me fuqi mes 25 dhe 30 megavat thuhet se i dedikohet prodhimit te energjise per nevoja civile mirepo nje aparature e tille mund te nxis pasurimin e uraniumit i cili nese eshte i nivelit te larte mund t shfrytezohet per prodhimin e bombes atomike.

Te gjitha projektet nukleare verikoreane kane nxitur interesim te madh te SHBA dhe botes ngase konsiderohet se synim i tyre eshte posedimi i armatimit nuklear.

Pyongyangu deri tani ka bere dy prova nukleare. Me 2006 dhe 2009 dhe ka shkaktuar reagime nderkombetare perfshire vendosjen e sanksioneve nga OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›