E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes u thote ndal ndertimeve pa leje

Policia bashkiake nisi sot shkaterrimin e nje tjeter ndertimi te paligjshem ne qender te Tiranes. Nje duzine me police dhe punetore shoqeruar nga drejtori i policise bashkiake u ngjiten qysh ne mengjes ne tarracen e pallateve te mbiquajtura Shallvaret per te shembur nje ndertese e ngritur me shpejtesi gjate fushates se fundit per zgjedhjet vendore. Pas disa kundershtimeve te para banoret e pranuan se kishin shkelur ligjin dhe lejuan policine qe te vepronte.

Si gjithe te tjeret beme edhe ne nje ndertim. Tani bashkiake dhe policia bashkiake kane vendosur per ta shembur. Ne jemi dakord me vendimin e marre. Nuk beme perpjekje per leje te rregullt se nuk ishte koha. Pushteti shkonte pas zgjedhjeve votat  kendej e votat andej dhe nuk kishim mundesi - thote Flamur Kola pronari i nderteses pa leje.

Operacioni policor u ndoq nga shume kalimtare dhe banore te lagjes. Ata mendoje se Tirana ka shume ndertime te paligjshme dhe nevojiten akoma me energjike per te vendosur rregull ne urbanistike. Veprimi i ligjit eshte i nevojshem se ndryshe nuk mbahet rregulli. Megjithate me vjen keq per ata njerez sepse kane investuar ne menyre te gabuar dhe gjthe kursimet e tyre shkojne dem. Duhet menduar nje cike me thelle qe njerezit te mos e arrijne drejtesine ne kete menyre. Duhet te funksionoje shteti ne te gjithe hallkat e veta qe te mos arrijne njerezit deri ketu. Kemi trasheguar nje Tirane shume rremuje dhe ndjej nje keqardhje te madhe per gjendjen ku eshte sot. Sinqerisht duhet nje dore dhe me duket se e veshtire se situata urbanistike ka mberritur ne nje pike qe nk mban me - thote Bledar Bejtja nje qytetar i Tiranes qe ndoqi rastesisht operacionin e policise ndertimore.

Policia bashkiake ka tani nje drejtor te ri dhe ai duket shume i vendosur per te vendosur rregull ne kryeqytet dhe e ka nisur menjehere me rrezimin e nje pallati 5 katesh. Te gjithe e pershkruajne si njeri qe flet pak dhe punon shume. Drejtori Florenc Hoxha perserit vazhdimisht se do te rrezohet cdo ndertese e paligjshme ne Tirane. Deri tani brenda nje jave jane futur ne liste mbi 70 ndertesa te tilla. Ai premton se zbatimi i ligjit do te jete ketej e tutje nje pune rutine e bashkise me kryetarin e ri Lulezim Basha.

Brenda dy ditesh kjo eshte ndertesa e gjashte pa leje qe po shembet. Me riorganizmin e policise bashkiake dhe me pajisjen e tyre me mjete moderne do te shtohen me shume prishja e ketyre objekteve. Ju bej thirrje qytetareve te kryeqytetit qe te mos investojne me ne ndertime te paligjshme sepse do te shkaterrohet menjehere. Bashkia ka ndryshuar dhe tani do te zbatoje ligjin cdo dite. Bashkia do ti shembe ndertimet pa leje dhe do te heqe mbeturinat per ta kthyer terrenin ne gjendjen e meparshme - thote zoti Hoxha.

Kryeqyteti i Shqiperise ka njezet vjet qe vuan nga ndertimet e paligjshme dhe pakkush eshte perpjekur te zbatoje rregullat minimale te urbanistikes. Tirana ende nuk ka nje plan urbanistik zhvillimi nderkohe qe mijera banore te vjeter e te rinj firma te rregullta e te parregullta ngrejne ndertime duke bllokuar trotuaret tarracat lulishtet dhe parqet duke ngushtuar fare mjediset e perbashketa te qytetareve.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›