E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH Analiza e gjakut eshte e pasakte ne diagnostikimin e tuberkulozit

Organizata Boterore e Shendetesise eshte duke u bere thirrje shume vende me te ardhura te uleta dhe te mesme per te ndaluar perdorimin e analizave te gjakut per te zbuluar tuberkulozit. Kjo eshte hera e pare qe OBSH-ja ka nxjerre nje rekomandim te qarte kunder nje praktike te tille qe eshte perdorur gjeresisht ne diagnostikimin e tuberkulozit. Rekomandimet e OBSH-se bazohen ne rezultatet e dy studimeve te rejat qe thone se keto analiza jane kryesisht jo te sakta madje edhe ndikojne ne transmetimit tuberkulozit.

Nga tuberkulozi vdesin cdo vit 1.7 milione njerez  ne mbare boten. Ne Indi analizat e gjakut per te cilat behet fjale ne rekomandimet e OBSH-se jane perdorur gjeresisht. Qeveria thote se ne Indi me shume se dy milione njerez infektohen cdo vit nga Tuberkulozi.

Ne fakt studimet u kryen ne Indi - ku shkencetaret argumentuan se analizat e gjakut kane kontribuar ne rritjen e numrit te rasteve te tuberkulozit.

Per kete rezultat shkencetaret fajesuan pasaktesine e analizes duke thene se nje rast tuberkulozi i padalluar do te thote se personi i infektuar mund te vazhdoje te infektoje te tjeret.

Dr. David Dowdly i shkolles se Shendetit Publik ne universitetin  Johns  Hopkins eshte nje prej autoreve te studimit.

Keto analiza demtojne njerezit duke i bere ata te marrin barna per te cilat nuk kane nevoje ose duke vonuar percaktimin e diagnozes qe ata kane nevoje per tu sheruar.

Dr. Dowdly thote se analiza peshtymes ne mikroskop vazhdon te mbetet  menyra me e lire dhe me efektive e diagnostikimit tuberkulozit. Por perderisa analiza e  peshtymes kerkon kohe te gjate analizat e gjakut jane te preferuara sepse jane te thjeshta te drejtperdrejta dhe te shpejta ne rezultate.

Ekspertet gjithashtu thone se analizat e gjakut jane nje biznes shume miliona dollaresh  ne vendet ne zhvillim. OBSH-ja thote se me shume se nje milion analiza gjaku kryhen cdo vit edhe pse ato nuk jane miratuar nga ndonje organ i njohur rregullator.

Nepermjet analizes se gjakut laborantet masin antitrupat dhe keshtu cdo here qe dikush eshte infektuar me tuberkuloz ne cdo kohe ne jeten vet do te zhvillojne antitrupat kunder kesaj semundjeje. Por problemi eshte se antitrupat e nje personi nuk jane te njejta me ato te personit tjeter. Dhe nje analize qe te mund te zbuloje antitrupat njesoj per te gjithe ende nuk ekziston.

Pasi OBSH-ja leshoi udhezimet e saj qeveria indiane u beri thirrje mjekeve dhe laboratoreve te vendit qe te mos mbeshteten ne analizat e gjakut per diagnostikimin e tuberkulozit.

Zbatimi i ketyre masave do te marre kohe ne nje vend si India me territore teper te ndryshme e te shumta. Megjithate ekspertet i kane pershendetur udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise si dhe reagimin e qeverise indiane.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›