E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate per te ardhmen e veriut te Kosoves

Zhvillimet e diteve te fundit ne veriun e Kosoves kane nxitur shume debate per te ardhmen e asaj si pjese te banuar me shumice serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtines. Autoritetet vendase e nderkombetare ne Kosove e kane hedhur poshte cdo mundesi te ndarjes tokesore te Kosoves nje qendrim qe u ritheksua gjate javes qe po leme pas edhe nga shefi i diplomacise gjermane Guido Westerwele. Por analistet thone se kerkimi i rrugedaljes per gjendjen ne veri mund te coje ne zgjidhje qe do te mund te demtonin funksionalitetin e shtetit te Kosoves. Analisti Nexhmedin Spahiu ne nje bisede per Zerin e Amerikes thote se ndarja eshte perjashtuar por Kosova ndodhet perballet sfidave te tjera.

Problemi eshte qe rreziku i cili i eshte kanosur Kosoves qe nga fillimi ajo akoma ekziston qe te jete nje ndarje e brendshme e cila kishte me filluar se pari me nje status special per veriun e Kosoves dhe me pas te zgjerohej me komunat ne jug te Kosoves te populluara me shumice serbe tha ai.

Nje mundesi e tille thote zoti Spahiu  nenkupton nje bosnjezim te Kosoves.

Rreziku qe Kosova te ndahet ne dy entitete eshte shume i madh dhe do te duhej nje mobilizim shume i madh i shoqerise kosovare klases politike ne radhe te pare  qe kjo te mos ndodh. Fatkeqesisht ngjarjet e fundit iu dhane nje ndihme te madhe kesaj ceshtjeje tha zoti Spahiu.

Me 25 korrik qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te vendimit per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Qetesia u rivendos ne veri me nje marreveshje mirekuptimi te arritur nga KFOR-i me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves dhe ata te Serbise. Sipas kesaj marreveshjeje qe nuk eshte nenshkruar nga askush vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves do te mbeten nen kontrollin e KFPOR-it deri ne shtator kur pritet rifillimi i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Zoti Spahiu thote se keto zhvillime e kane vene ceshtjen e veriut ne agjenden e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Po sigurisht qe e ka futur ne agjende ndoshta kjo eshte e vetmja gje pozitive qe mund te thuhet per te. Besoj qe me kete hap me nje aksion te tille te deshtuar teresisht te deshtuar qeveria e Kosoves ka rene ne nje pozite me te ulet se sa qe ishte me perpara ne tryezen e bisedimeve duke marre parasysh hapin te cilin e beri me nje marreveshje me KFOR-in e cila per mendimin tim ishte teresisht e panevojshme ka bere qe ta zbres pazarin e Kosoves perkatesisht veriun e Kosoves ne bisedimet e ardhshme trepaleshe me Beogradin dhe me Brukselin tha zot i Spahiu.

Bisedimet pritet te rifillojne me pese shtator ne Bruksel por edhe me tej nuk ka asnje njoftim se cilat mund te jene temat e ketyre bisedimeve qe ngecen ne kohen kur Beogradi refuzoi te njohe vulat doganore te Kosoves ndersa pritet te rifillojne pas nje periudhe tensionesh te larta ne veriun e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›