Bashkia e Tiranes ul taksat e operatoreve qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane
Drejtoria e Transporteve ne Bashkine e Tiranes shprehet se bashkia i ka propozuar Keshillit Bashkiak lehtesimin e ketyre operatoreve duke ulur taksat. Kjo ishte nje nga kerkesat kryesore qe Shoqata Kombetare e Transportit Qytetar kishte per Bashkine e Tiranes. Kjo e fundit ka pergatitur nje udhezim per uljen e taksave te operatoreve privat qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane te Tiranes. Vec kesaj Bashkia e Tiranes ka pergatitur edhe nje draft ku jane paraqitur kerkesat qe pushteti qendror duhet tu plotesoi subjekteve qe operojne ne sherbimin publik te transportit. Bashkia e Tiranes u ben apel dhe institucioneve qendrore qe te mbeshtesin transportin si nje sherbim publik duke krijuar lehtesira fiskale per keta operatore. Operatoret e linjave te transportit publik shprehen se ende nuk eshte ne planet e tyre te ndryshojne cmimin e biletes pavaresisht se kane kosto te larte transporti. Dy dite me pare Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas kerkoi nga Bashkia e Tiranes dhenien e subvencionit krijimin e korsive enkas per sherbimin publik urban dhe heqjen e taksave vendore ndryshe perfaqesuesit e SHKTQ-se thane se urbanet do te punojne vetem me bileta nje-udhetimeshe duke hequr nga qarkullimi abonete per shkak sepse sipas tyre politikat qe Bashkia e Tiranes po perdorte rrezikonin falimentin e ketij sherbimi.
22 Shtator 2010