Rehabilitimi i te alkoolizuarve mungojne strategjite per nje kurim perfundimtar
Sherbimet e alkoologjise dhe te toksikologjise ne qendrat shendetesore te vendin tone funksionojne vetem me trajtime me medikamente cka nuk perben nje kurim definitive per pacientet e alkoolizuar. Specialistet e Pavijonit te Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak ne Tirane thone se ne keto qendra mungojne strategjite per nje kurim perfundimtar pasi pervec cintoksikimit vartesit e alkoolit kane nevoje edhe per trajtime te tjera sociale dhe psikologjike per nje kohe te caktuar dhe te gjate. Pikerisht kjo mungese strategjie ben qe shumica e rasteve qe trajtohen ne kete pavijon ti rikthehen pirjes se alkoolit vetem pak dite pasi kane marre trajtimin ku kane pastruar trupin nga substancat alkoolike. Sipas specialisteve modalitetet trajtuese te ketij sherbimi jane plotesisht te percaktuara ne protokollin e mjekimit dhe konsistojne ne trajtimin e fenomenit te terheqjes dhe varesise alkoolike. Teknika trajtuese konsiston ne kombinimin e vertetuar si shume efikas midis terapise se sjelljes ne grup komunitetet ku marrin pjese psikologe ndihmes sociale dhe familjare apo tutore te pacienteve si dhe farmakoterapise. Kjo terapi hospitalore ka nje kohezgjatje rreth nje muaj dhe do te perbeje vetem fazen e pare te trajtimit te varesise alkoolike e cila duhet te pasohet nga faza e dyte ajo e trajtimit ambulator per rreth 11 muaj. Ky trajtim eshte i domosdoshem pasi i sensibilizon dhe i ndergjegjeson pacientet duke i ambientuar ata me jeten e re pa alkool. Mjeket pohojne gjithashtu se pasojat e perdoruesve qe e lene nje here pijen alkoolike pastaj e rifilloje prape ate jane edhe me fatale. Si pasoje e kesaj trupi fiton imunitet nga alkooli dhe perdoruesi e ka te domosdoshem konsumimin e tij. Pasojat e konsumimit te tepruar te alkoolit ka reflektuar ne shendetin e tyre duke sjelle deme te renda ne zhvillimin e tyre fizik mendor dhe moral.
Studimet
Ne Shqiperi me shume se 2 per qind e popullsise vuan apo eshte vartese e alkoolit cka eshte jo vetem nje problem mjekesor por mbi te gjitha dhe nje problem social. Por ajo qe rezulton edhe me shqetesuese eshte tendenca ne rritje e perdorimit te ketyre pijeve nga te rinjte dhe femrat. Ekspertet e shendetit publik tregojne se gjate viteve te fundit eshte shtuar numri i perdorueseve femra dhe adoleshenteve aq sa mund te konsiderohet edhe si nje semundje qe po i prek pasivisht. Po sipas specialisteve mendohet se shifrat e perdoruesve te jete disa here me e larte sesa ato te regjistruara. Specialistet thone se perdorimi i pijeve alkoolike po gjen gjithnje e me shume terren ne vendin tone. Sipas vezhgimeve te bera nga ekspertet e shendetesise rezulton se rreth 340 mije persona te moshave te ndryshme rezultojne te jene perdorues pothuajse te rregullt te pijeve alkoolike. Monitorimet e fundit tregojne se rreth 58 per qind e ketyre perdoruesve konsumojne alkool mbi normat e lejuara ndersa 2 per qind e popullates shqiptare tashme ka fituar varesine ndaj alkoolit. Mjeket pohojne se jane me qindra te rinj te shqiptare qe abuzojne me alkoolin ndersa nje ne 3 gra ose 32 per qind dhe 2 ne 3 burra ose 65 per qind e konsumatoreve ne total thone se konsumojne alkool rregullisht. Gjendja rezulton te jete me e veshtire ne rrethet e medha dhe perkatesisht ne qytetet Tirane DurresVlore Shkoder Elbasan etj.. Konsumi i rregullt i pijeve alkoolike behet pergjegjes per rreth 9 per qind te gjithe semundjeve qe do te vuaj trupi i alkoolisteve per shkak te teprimit me pijen. Per te alkoolizuarit shtohet rreziku per semundjen e cerozes hipertensionit semundjet e zemres hemorragjite cerebrale kancerit te gojes faringut ezofagut stomakut melcise. Kontingjenti i alkoolikeve u perket kryesisht shtresave shoqerore me standard te ulet jetese shpesh te papune dhe te pasiguruar.
Shkaqet
Psikologet dhe specialistet qe trajtojne personat qe abuzojne me pijet alkoolike apo tregojne se dy nga shkaqet kryesore qe i detyrojne keta persona te konsumojne alkool jane mungesa e vemendjes nga familjaret e tyre dhe humbja e vetevleresimit. Por sipas tyre faktore te tjere gjithashtu te rendesishem jane dhe varferia mungesa e nje vendi pune mjedisi shoqeror dhe plot arsye te cilat po shtojne cdo dite numrin e personave qe jane vartes te alkoolit. Ndersa demet shendetesore dhe sociale po shkaktojne probleme serioze per kete kategori njerezish. Psikologet thone se ne pergjithesi personat jane te qete dhe kane nje gjendje te mire emocionale kur kane nje familje te stabilizuar dhe pa probleme kur kane nje pune stabel kur ndihen te rrethuar nga njerez qe i mbeshtesin dhe kur vleresojne veten e tyre. Por sipas psikologeve diferencat sociale ekonomike dhe ne shume aspekte te tjera mes personave jane te medha ndaj dhe disa prej tyre kalojne ne depresion. Sipas studimeve nje pjese e personave qe pine alkool por jo vetem duhan dhe droge sidomos te rinjte ndikohen nga ambienti ku jetojne dhe kjo eshte per te ardhur keq.
22 Shtator 2010