Vendimi i qeverise Pensionet e ish-ushtarakeve llogaritja sipas Kushtetueses
Qeveria pritet te miratoje zbatimin e ligjit per pensionet e ish-ushtarakeve te ndryshuar me vendim te Gjykates Kushtetuese. Burime nga Ministria e Financave bejne te ditur se javen e ardhshme Keshilli i Ministrave do te vendose per pensionet e ushtarakeve te dale ne rezerve e lirim. Ne mbledhjen e qeverise pritet te miratohet zbatimi i Ligjit Nr. 10142 i ndryshuar me vendim te Gjykates Kushtetuese nga i cili perfitojne ushtaraket ne rezerve.
Vendimi
Ushtaraket ne rezerve kundershtuan zbatimin e Ligjit Nr. 10142 i cili kufizonte masen e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi ne jo me shume se dy pensione baze. Gjykata Kushtetuese vendosi te shfuqizoje pjeserisht nenin 14 qe ka te beje me masen e pensionit te parakohshem nenin 27 teresisht qe ka te beje me ushtaraket te denuar nga gjykata dhe mbi te gjitha kufizon qeverine duke i bere nje interpretim nenit 29 te ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise. Sipas interpretimit te Gjykates Kushtetuese asnje organ shteteror nuk ka te drejte te nderhyje ne vendimet e gjykatave qe kane percaktuar masen e pensionit per ushtaraket. Qeveria mund te nderhyje vetem ne rast se ka ndermend te rrise kete mase pensioni.
Ushtaraket
Miratimi i Ligjit Nr. 10142 ne maj te viti 2009 shkaktoi shume probleme per ushtaraket e dale ne rezerve madje ky ligj i perkeqesoi te drejtat e perfituara nga statusi i ushtarakeve te miratuar ne vitin 2006. Pikat me te cilat binin ne kundershti ushtaraket e dale ne rezerve ishin keto Se pari ligji ulte masen e pensionit te parakohshem qe perfiton ushtaraku. Se dyti ligji i ndante pensionet e ushtarakeve ne menyre te pabarabarte gje qe u anulua me pas ne vitin 2007 me vendim te Gjykates Kushtetuese. Shoqatat qe mbrojne te drejtat e ish-ushtarakeve i kerkuan qeverise te merrte masa per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Sipas ish-ushtarakeve fatura financiare nuk eshte pengese per zbatimin e Ligjit Nr. 10142 te ndryshuar me vendim te Gjykates Kushtetuese nga i cili perfitojne ushtaraket ne rezerve. Sipas tyre problemi i trajtimit te ushtarakeve ne rezerve me masen e pensionit te pacaktuar nuk qendron te fatura financiare por te vullneti politik. Ne fakt nga ligji i miratuar me pare ka nje ulje te mases se ketij pensioni pasi nuk merret me ne llogaritje paga referuese por paga mesatare referuese e qeverise.
Muka Rillogaritja e pensionit per ushtaraket sipas vendimit te Kushtetueses
Ligji i ri i sigurimit shoqeror suplementar detyron rillogaritjen e te drejtave te njohura. Ne keto te drejta perfshihen edhe pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi dhe pensioni suplementar i pleqerise. Kjo shprehet ne piken 2 te nenit 29 te ketij ligji. Sipas tij pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi dhe pensionet suplementare te caktuara ne perputhje me Ligjin Nr. 8087 date 13.3.1996 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise te ndryshuar me Ligjin Nr. 8661 date 18.9.2000 Per sigurimin suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit si edhe ato te caktuara me vendimet e gjykatave pavaresisht nga mosha e vjetersia ne pune ne castin e fillimit te se drejtes do te rillogariten. Pra rillogaritja do te behet per ushtaraket qe jane trajtuar dhe kane perfituar pension sipas Ligjit Nr. 8087 te dates 23 mars 1996 te ndryshuar me Ligjin Nr. 8521 date 30.07.1999 si dhe per punonjesit e Policise dhe te institucioneve qe kane fituar pension sipas Ligjit Nr. 8661 date 18.9.2000. Perfitues nga rillogaritja jane edhe ata perfitues qe kane perfituar me vendim te formes se prere ne gjykate.
Ushtaraket ne rezerve Qeveria te na trajtoje me pension suplementar dhe te perkohshem
Ushtaraket ne rezerve i bejne thirrje qeverise te mos zvarrite trajtimin e tyre me pension suplementar dhe pension te parakohshem. Sipas Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve mungesa e vullnetit politik per trajtimin e ushtarakeve duket qarte ne mosmarrjen e masave per zbatimin e ligjit. Sipas Zoi Kotes ka rreth nje vit qe ushtaraket nuk e perfitojne pensionin e parakohshem dhe suplementar dhe moszbatimi i ligjit do te conte ne vonesa te tjera per trajtimin e ushtarakeve. Ne fakt ne ligjin qe ushtaraket kerkojne te zbatohet parashikohet nje ulje e mases se pensionit suplementar pasi nuk merret me ne llogaritje paga referuese por paga mesatare referuese gje qe do ta ndihmoje qeverine ne perballimin e kostos financiare. Miratimi i Ligjit Nr. 10142 ne maj te viti 2009 shkaktoi shume probleme per ushtaraket e dale ne rezerve madje ky ligj i perkeqesoi te drejtat e perfituara nga statusi i ushtarakeve te miratuar ne vitin 2006. Pikat me te cilat binin ne kundershti ushtaraket e dale ne rezerve ishin keto Se pari ligji ulte masen e pensionit te parakohshem qe perfiton ushtaraku. Se dyti ligji i ndante pensionet e ushtarakeve ne menyre te pabarabarte gje qe u anulua me pas ne vitin 2007 me vendim te Gjykates Kushtetuese.
22 Shtator 2010