Rreth 100 të rinj maqedonas protestë para Kryeministrisë

Rreth 100 të rinj maqedonas kanë protestuar sot para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Shkup.
Të rinj me flamuj maqedonas kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë, ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, etj.
Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me maska në kokë, ndërsa kanë urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.
Para Qeverisë janë të pranishme forca të mëdha policore, që po ndjekin lëvizjen e turmës së vogël të protestuesve.
Në mesazhet e bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil virutal të internetit nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare.