Bashkia jep lejen e shfrytezimit per 124 objekte

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka dhënë lejen e shfrytëzimit për 124 objekte, ku nuk përfshihen ato objekte që rezultojnë me shkelje në projekt apo shtesa katesh, por thjesht janë vonuar, sipas Bashes, për shkak të procedurave burokratike.
"124 objekte, të cilat përfaqësojnë afro tre mijë familje, 12 mije qytetare te Tiranes. Sot unë do të nënshkruaj përfundimin e këtij procesi nëpërmjet një letre që i drejtoj ministrit të Drejtësisë, të cilës i bashkangjis dosjet e plota bashkë me 124 leje shfrytëzimi dhe kërkoj pajisjen e këtyre 124 objekteve me lejen e regjistrimit, pra duke hapur rrugën kështu për tapitë. Shkelje e vetme ka qenë nga ana e autoriteteve të pushtetit lokal, të cilat kanë vonuar lejet e shfrytëzimit", tha kreu i Bashkisë.
Sipas Bashes objektet qe kane probleme si shtesa katesh apo shkelje te tjera projekti i perkasin nje faze tjeter, e cila do te perfundoje brenda ketij viti. Sipas kreut të Bashkisë qytetaret, do te marrin tapite nderkohe qe ndertuesit do te ndeshkohen ne varesi te shkeljes.
Prona me shtesa
Në një numër të madh rastesh, pronat urbane në Shqipëri kanë shtesa pa leje. Shtëpitë njëkatëshe apo dykatëshe kanë kryer dhoma shtesë në oborr, qoftë para viteve ‘90, qoftë pas, dhe këto shtesa rezultojnë pa leje e të paregjistruara, pavarësisht se nuk ka konflikt pronësie.
Në zonat urbane ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm rastesh që një pronë nuk ka njohur freskim të titullit të pronësisë në regjistra tashmë prej dekadash, për shkak se pronarëve nuk u është nevojitur rifreskimi.
Në këtë rast, procedurat nëpër hipoteka janë rraskapitëse dhe kërkesat janë në kufijtë e absurdit. Për të plotësuar regjistrin, kërkohen nga pronari dokumente të llojit, kontratë shit-blerjeje e vitit 1924, apo kërkohen dokumente ligjore me standardet e ditëve tona, pavarësisht se shteti nuk ka punuar me të njëjtat standarde para 20 apo 50 vjetësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ambientalistët kundër importit të mbetjeve
Ambientaliste, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit janë mbledhur në një takim për të diskutuar mbi avantazhet dhe problemet që mbart mbi vete projektligji për menaxhimin e mbetjeve, ku futet edhe pjesa e importit Kapshticë, shtohet numri i turistëve
Rritja e levizjes se qytetareve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ka shenuar nje fluks teper te madh gjate ketij viti. Belsh, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje
Inspektoriati i Ndërtimit ka bere një aksion në qytetin e Belshit, duke shembur objektet informale të ndërtuara që prej viteve 90’. Një makinë pa timon
Leonard Boduri - Në ekonomi, parimi i “avantazhit krahasues” është një argument themelor, në favor të tregtisë së lirë, midis vendeve dhe specializimit të aftësive profesionale të individëve Ndryshimet demografike në Shqipëri
Popullsia e Shqipërisë ka pasur një tranzicion të veçantë.
Lajmet kryesore
Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina