Zjarr ne Elbasan digjen ullishtet

Arkiv Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se zjarri ka një shtrirje të gjerë dhe për rrjedhojë dhjetëra rrënjë ullishte janë djegur.
Sipas burimeve, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë për lokalizimin e vatrave të zjarrit.
Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por pritet që kjo të zbardhet pasi të jenë shuar flakët.
Krujë, digjet fabrika
Një zjarr i fuqishëm ra rreth 10 ditë më parë në një fabrikë të prodhimit të sfungjerëve në afërsi të qytetit të Krujës.
Zjarri ra fillimisht në katin e parë të godinës trekatëshe e më pas u përhap në gjithë ndërtesën, duke rrezikuar edhe jetën e 80 punëtorëve.
Në tentativë për të dalë nga godina e fabrikës mbetën të plagosur tre punëtorë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.
Zjarr pranë depozitave të karburantit
Ngjarja është e ngjashme me atë të mbrëmjes së 16 tetorit, ku një zjarr përfshiu një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.
Një saldim i kryer fare pranë depozitave të naftës dhe depozitave të gazit mes fshatit Kashar dhe Domje për pak shkaktoi një katastrofë që fatmirësisht nuk ndodhi falë ndërhyrjes së menjëhershme të dhjetëra forcave zjarrfiksëse dhe policisë.
Nga ky zjarr mbetën të plagosur tre persona, punonjës të pikës së karburantit, të cilët u shoqëruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjirokaster, përkujtohen të rënët
140 ushtarë grekë të rënë gjatë betëjës së Bularatit në Dropull gjatë vitit 1940 në përpjekje me italianët janë përkujtuar me një meshë dhe më pas me homazhe në varrezat e tyre që gjenden në këtë fshat. Dibër, vret shokun me thikë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të shkollës profesionale "Nazmi Rushiti", në qytetin e Peshkopisë. Shkodër, kapen 4 kg hashash
Policia e Shkodrës ka arrestuar ne orët e para të mëngjesit të së premtes dy persona për trafik të lëndëve narkotike. Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit
Arrestohet në Tiranë një 27-vjecar që dyshohet se është autor i vrasjes së pronarit të një argjendarie pak ditë më parë. Elbasan, aksident në unazë, plagoset 51-vjeçari
Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi 51-vjeçar ndodhi mëngjesin e së premtes në qytetin e Elbasanit.
Lajmet kryesore
Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros